Google ADS

Sampaoli: Neymar i gatshëm për të zëvendësuar Messin

22:29 | 6 Prill 2017
Arbresh Info

Sipas trajnerit të Sevillas, Jorge Sampaoli, Neymar është një pasues i denjë i Lionel Messit në Barcelonë.

Reprezentuesi brazilian Neymar, i cili ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë 12 asistime këtë sezon, është duke u konsideruar si një zëvendësues i superyllit Lionel Messi, i cili mbush 30 vite në muajin qershor, transmeton portali arbresh.info.

Sampaoli beson se ish sulmuesi i Santos është i gatshëm për këtë detyrë.

“E përgëzojë Neymarin për lojën e tij dhe për admirimin që kam për të”, tha argjentinasi në një konferencë për media. “Ai është një pasues i denjë i Messit dhe është rrugës ku do t’i vijnë gjëra të mëdha”

“Kam raporte shumë të mira me të”

Shkëlqimi i Messit në fitoren 3 me 0 në La Liga ndaj Sevillas i siguroi Barcelonës qëndrimin pas lideri në ligë – Real Madridit, i cili ka dy pikë më shumë dhe një ndeshje më pak./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme