Çmimet e naftës janë afruar të enjten në tregun ndërkombëtar në nivelin prej 55 dollarëve, pasi tregtarët kanë drejtuar vëmendjen te rënia e rezervave globale, si rezultat i angazhimeve të grupit të prodhuesve kryesorë që të kufizojnë furnizimin.
Në tregun londinez një barel naftë është rritur 43 centë në krahasim me një ditë më herët dhe kap shumën 54,79 dollarë. Njëkohësisht në tregun amerikan ka ardhur te shtrenjtimi i një bareli të naftës që tregtohej me 51,56 dollarë.
Qeveria amerikane dje raportoi se në javën e kaluar rezervat e naftës janë rritur për 1,57 milion barel, në nivel të ri rekord prej 535,5 milionë barel.
Olivier Jakob nga Petromatrix, tha se deri në fund të tremujorit të dytë të këtij viti, prodhimi amerikan mund të rritet për disa miliona barel në ditë.
Ndryshe, OPEC në faqen e vet ka bërë të ditur se çmimi i një bareli naftë të mërkurën ishte 51,85 dollarë, që paraqet rritje prej 1,26 dollarë në krahasim me një ditë më herët.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...