Ikona e kinematografisë britaneze, Michael Caine, ka lëvdëruar vendimin e Britanisë së Madhe për të braktisur BE-në, ndërsa ka shtuar se njerëzit kanë votuar për ‘lirinë’.
Përderisa negociatat e divorcit mes BE-së dhe Britanisë së Madhe tashmë janë zyrtarizuar, 84-vjeçari është shprehur optimist për të ardhmen e Britanisë, transmeton portali arbresh.info.
“Unë mendoj se e ardhmja e Britanisë do të jetë e ndritur”, ka thënë ai.
“Unë kam votuar për Brexit, sepse më parë dua të jem një mjeshtër i varfër, sesa një shërbëtor i pasur”, ka shtuar ai.
“Kjo nuk ka të bëjë me racizmin, apo me emigrantët…thjesht ka të bëjë me lirinë”, tha Caine.
Ai u ka bërë thirrje kritikeve që të mos kenë frikë për të ardhmen e Britanisë jashtë BE-së, ndërsa ka shtuar se ‘politika, gjithmonë ka qenë dhe do mbetet kaotike’./Arbresh.info
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...