Hungaria dhe Irani kanë rënë dakord për projektimin e përbashkët të një centrali bërthamor.
Shefi i shtabit të kryeministrit hungarez, Janos Llazarit, është pyetur nëse projekti është duke u përpiluar për ‘qëllime shkencore dhe arsimore” dhe se a do të përputhet me marrëveshjet bërthamore ndërmjet Teheranit dhe gjashtë fuqive kryesore botërore.
Duke iu referuar vizitës së Orban në Iran, gjatë vitit 2015, Llazar tha: “Kur kryeministri ishte aty, ne diskutuam për të marrë pjesë në krijimin e një mini centrali bërthamor, për qëllime shkencore”, transmeton portali arbresh.info.
Në shkurt të vitit 2016, zyrtari i lartë bërthamor i Iranit, Ali Akbar Salehi, tha se vendi kishte propozuar një pilot projekt me Hungarinë për të hartuar një reactor 25-megavat.
Në vitin 2015 Irani ka nënshkruar një marrëveshje me gjashtë vende ndërkombëtare për të zgjidhur ngecjen mbi programin bërthamor./Arbresh.info
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani