Google ADS

Rodriguez zgjedh Man Utd për transferim

21:53 | 6 Prill 2017
Arbresh Info

James Rodriguez raportohet se ka refuzuar interesimin e shprehur nga Bayern Munichu, Liverpooli dhe Chelsea në mënyrë që t’i bashkohet Jose Mourinhos në Manchester United për edicionin 2017/18.

Reprezentuesi kolumbian sërish ka dështuar me përpjekjet e tij për të qenë pjesë e formacionit starues në Real Madrid këtë edicion, megjithëse ai shënoi në fitoren 4 me 2 të ‘Los Blancos; ndaj Leganes në mbrëmjen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.

James ishte i pakënaqur kur u zëvendësua nga Zinedine në pjesën e dytë të ndeshjes, por mësohet se sulmuesi do të kërkojë largimin nga klubi në merkaton e ardhshme të transferime.

Bayerni, Liverpooli dhe Chelsea janë tri klubet që kanë shfaqur interesim, por sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, Manchester United është zgjedhja e parë e sulmuesit pse Jose Mourinho i ka premtuar pozitë në formacionin startues.

Ish futbollisti i Monacos ka shënuar gjashtë herë këtë edicion për Real Madridin, ku ka startuar vetëm në tetë ndeshje./arbresh.info

Të ngjashme