Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është i bindur që nga dialogu janë zgjidhur disa probleme.
“Ne kemi fituar kodon telefonik, i cili do të na kursej mjete. Kemi arritur të shpërndajmë strukturat paralele dhe ato i kemi integruar në institucionet e Kosovës”, ka theksuar Mustafa në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai ka thënë se me Serbinë duhet të normalizohen raportet.
“Ne nuk duhet të jemi peng. Duhet ta ketë qartë edhe Serbia se problemet duhet të zgjidhen në rrugë paqësore”.
Mustafa ka thënë se dialogu nuk është i lehtë.
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor