Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë rënë dakord në parim të takohen me njëri- tjetrin në një tryezë dialogu për të cilën po punon prej disa ditësh ambasadori amerikan Donald Lu.
Top Channel raportoi se i pari që ka dhënë dakordësinë ka qenë kryeministri Rama, i cili e ka shprehur që të martën gatishmërinë për t’u ulur me Bashën.
Një gjë që kreu i qeverisë e pohoi edhe të enjten në Parlament. “Jam i gatshëm për të biseduar dhe unë vetë do të preferoja në çadër. Kam dy ditë që pres vendin dhe orën për të folur”, ka pohuar Rama.
Por takimi nuk po ndodh, sepse Lulzim Basha dyshon tek serioziteti i Edi Ramës.
Top Channel mësoi se kreu i opozitës kërkon një takim të përgatitur paraprakisht nga stafet përkatëse.
Burime pranë kabinetit të Bashës bëjnë të ditur se që prej mëngjesit të së enjtes stafi politik i kryetarit të opozitës ka qenë në pritje të një takimi për të përgatitur takimin me zotin Rama.
Por deri tani kjo nuk ka ndodhur, sepse, siç thuhet nga opozita, pala tjetër këmbëngul vetëm për vendin dhe orën e takimit, por jo për përgatitjen e tij.
Basha e paralajmëroi të mërkurën se ishte kundër një dialogu fasadë. “Nëse do të ketë dialog politik, ky dialog nuk do të kthehet kurrë në një pazar të pistë të disa politikanëve të opozitës me disa politikanë të mazhorancës”, tha Basha.
Burime pranë stafit të zotit Basha thanë se kjo do të thotë se takimi me Ramën nuk mund të jetë si ai i 6 qershorit për reformën në drejtësi, që rezultoi një takim “show” dhe pa asnjë rezultat.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...