Google ADS

Rakitic dhe Pique mungojnë ndaj Malagas

20:00 | 6 Prill 2017
Arbresh Info

Ivan Rakitic dhe Gerard Pique nuk do të luajnë në ndeshjen e ardhshme të Barcelonës në ligë kundër Malagas pas ndëshkimit me kartonët e pestë të verdhë këtë sezon.

Rakitic ishte ndëshkuar pas faulit që shkaktoi ndaj N’Zonzit, ndërsa Pique për ndërhyrjen ndaj Corras në pjesën e parë të fitores së Barcelonës ndaj Sevillas të mërkurën, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, të dy lojtarët do të rikthehen për ndeshjen ndaj Real Sociedadit dhe do të jenë gjithashtu në dispozicion për ‘El Clasicon’ ndaj Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’ më 23 prill./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme