Google ADS

Qindra qytetarë do t’i bashkohen aktivitetit humanitar të FSK-së

19:22 | 6 Prill 2017
Arbresh.info

Është hera e dytë që FSK-ja organizon aktivitet me qëllime humanitare, në bashkëpunim me komunat e Kosovës. Aktiviteti i sivjetshëm që do të mbahet në Mitrovicë po mbledh qindra qytetarë të vullnetit të mirë, që për qëllime humanitare do t’i bashkohen iniciativës “Vrapo me FSK”.

Togerja Fitore Fazliu, tha për Ekonomia Online se ky aktivitet ka nisur me Komunën e Gjakovës në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Ajo është shprehur e lumtur për pjesëmarrjen kaq të madhe të qytetarëve të vullnetit të mirë.

Vrapimi që do të mbahet këtë të diele prej orës 12:00 në sheshin “Meh Uka” të Mitrovicës, do të zgjas për dy orë. Këtij organizimi do t’i bashkohen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme