Manchester United raportohet se është i gatshëm të ofroj 60 milionë euro për të nënshkruar me yllin e Interit, Ivan Perisic.
Reprezentuesi kroat ka shkëlqyer te Interi deri tani këtë edicion dhe ka ri-gjetur gjithashtu formën e tij në ‘San Siro’, transmeton portali arbresh.info. Trajneri Jose Mourinho ka qenë i lidhur me transferimin e tij në ‘Old Trafford’ duke e parë sulmuesin si një futbollist kreativ.
Perisic, i cili mund të luaj edhe si mesfushor, është vetëm njëri nga emrat e mëdhenj që janë shënjestër e klubit. Sidoqoftë tifozët e Manchester United ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar se nuk janë aspak të kënaqur me këto raporte dhe tarifën që ofrohet për të.
60 milionë euro është një tarifë që konsiderohet e tepërt për një lojtar që ata nuk kanë nevojë aktualisht. Me Juan Matan, Henrikh Mkhitaryan dhe Anthony Marital që tashmë kanë okupuar këto pozita, transferimi i tij duket i panevojshëm./arbresh.info
Shikoni reagimet e tifozëve të Manchester United më poshtë:
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...
Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Mbahet Konferenca e dytë për investitorë “Prishtina 20...
Parashikimi i motit për të premten
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...