Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë turit të radhës së dëgjimit, ka bashkëbiseduar sot në rektoratin e universitetit ‘Isa Boletini’ në Mitrovicë, me profesorë, njohës të zhvillimeve ekonomike, si dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme të këtij qyteti.
Ai ka dëgjuar nga afër problemet me të cilat ata ballafaqohen dhe si ata e shohin zgjidhjen e problemeve të ndryshme në qytetin e tyre ku jetojnë dhe më gjerë.
Veseli ka potencuar kërkimin e ideve që kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale të qytetarëve.
Veseli: Po informohem nga afër me sfidat e vendit tonë
“Kam takuar me qindra e mijëra bashkëqytetarë tanë… kategori të ndryshme të shoqërisë tonë… për të parë nga afër cila është situata dhe për të dëgjuar drejtpërdrejtë cilat janë sfidat e vendit tonë dhe ku është ekonomia jonë, a i kemi punët mirë, nëse jo, pse po ngecim. Cilët janë shkaktarët kryesorë që po e mbajnë Kosovën ende pa një transformim të fuqishëm ekonomik”, ka thënë Veseli.
Besart Hajrizi, dekan i Fakultetit Ekonomik, ka përmendur tre akterë kryesorë si elemente shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik.
Sipas tij, zhvillimi i inovacioneve përmes akterëve universitet, qeveri dhe industri, luan rol të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik.
Hajrizi: Inovacionet janë hapi i parë drejt zhvillimit ekonomik
“Imperativ i kësaj kohe moderne është universiteti dhe këtu gjejnë shprehje tre akterë, e ata janë universiteti, qeveria dhe industria. Duke pasur parasysh rëndësinë që kanë këta tre akterë në zhvillimin ekonomik, unë po dua të potencoj një model të një autori Henri Eckoviç, i cili potencon nevojën në zhvillimin e inovacioneve, duke pasur parasysh se inovacionet janë hapi i parë drejt zhvillimit ekonomik… Pra zhvillimi ekonomik kërkon inovacion që buron prej këtyre tre akterëve, dhe në të ardhmen, por edhe në aktualitetin tonë, mendoj se universiteti luan një rol sinjifikant drejt zhvillimit ekonomik, e sidomos konsulenca që mundet me ndihmu prej Fakultetit Ekonomik”, theksoi Hajrizi.
Ndërkaq, Florije Kabashi, profesoreshë në Fakultetin e Gjeoshkencave, duke bërë të ditur rëndësinë e krijimit të një gjeo-instituti, tha se praktika është ajo që i duhet studentëve më shumë, pothuajse në çdo fushë.
Kabashi: N’a duhet praktika
“Neve medoemos na duhet praktika, jo vetëm ti zhvillojmë studentët në kuptimin praktik, por edhe në personalitet, në edukim-mendim, komunikim, në vlerë sinqeritet dhe për mendimin tim të gjitha këto i bën një gjeo institut… Kemi kërkuar një institute ku do të instalohen 16 laboratore të veçanta, porn ë anën tjetër Brenda këtij institute një muze, ku do të bëhej ekspozimi I gjeo materialeve dhe secili do të ketë çmimin e vet. Sepse ekonomia e një vendi rritet vetëm në atë mënyrë kur ekonomia e materialit tejkalon ekonominë e lëndëve të para. Do të thotë investojmë në lëndë të para më pak., shesim materiale më shumë dhe kështu kemi një neto pozitiv që rrisim efektivitetin popullor të vendit tonë”, tha profesoresha Kabashi.
Mimoza Shahini, profesoreshë e Fakultetit të Edukimit, sqaroi se si duhet ndryshuar mendësinë e të bërit biznes në disa pozicione. Ajo ka kritikuar disa biznese të cilat punojnë në mënyrë të pandershme, duke mos ju dhënë kuponë fiskalë qytetarëve gjatë shit-blerjes së mallit të tyre.
Shahini: Në Kosovë zhvillohen biznese të pandershme
“Mendoj se duhet të ndryshojmë mendësinë e të bërit ekonomi dhe për ta ndryshuar këtë mendësi ne duhet të ndryshojmë në disa pozicione. Mendoj si qytetar i thjeshtë, ne shkojmë për të blerë një produkt dhe kërkojmë kuponin fiskal. Vini re, njerëzit kur shkojnë nuk kërkojnë kuponin fiskal. Mund të jetë një gjë fare e thjeshtë por në fakt flet për atë se sa jemi ne përgjegjës për ekonominë tonë… dhe për këtë nuk mund të fajësojmë qytetarin e Kosovës, por ato biznese të cilat punojnë në mënyrë të pandershme sepse në këtë rast nuk janë duke më shfrytëzuar mua si qytetare, port ë gjithë vendin”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, Rrustem Abiti, nga Oda Ekonomike e Kosovës, ka përmendur disa barriera që bizneset i kanë deklaruar gjatë vitit 2016. Sipas tij, energjia elektrike, konkurrenca jo lojale, stabiliteti politik i vendit, janë vetëm disa nga pengesat për investitorët e jashtëm.
Abiti: Problemi kryesori bizneseve, furnizimi me energji
“Vërtetë është brengosëse se edhe pas 18 vitesh bizneset si top barrierë të parë e kanë shfaqur problemin e furnizimit dhe energjisë elektrike…Pastaj si pengesë paraqitet konkurrenca jo lojale…Si barrierë tjetër theksohet stabiliteti politik. Vërtetë në asnjë vend nuk ka biznes i cili ndjen se në atë vend nuk ka stabilitet, e ai shkon të investojë. Dhe pikërisht për këtë kemi rënie të investimeve të jashtme”, tha Abiti.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...