Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 24-t në Vala Superligë.
Skuadra kryesuese në renditje, Trepça’89 ka shkëputur një pikë si mysafire në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, duke barazuar me Drenicën, 0:0.
Drenica pati më shumë mundësi shënimi por nuk arriti të gjejë golin, derisa Trepça’89 kryesisht u përpoq të gjejë golin nëpërmjet kundërsulmeve, po nuk pati sukses, derisa nga minuta e 79-të luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Kabba Sambou pas dy kartonëve të verdhë, derisa në minutat shtesë me karton të kuq u ndëshkua edhe Qendrim Krasniqi i Drenicës.
Ndërkohë, fitoren e vetme këtë javë si vendas e ka arritur Gjilani, që e ka mposhtur Lirinë, me shifrat 2:0. Të dy golat për gjilanasit i shënoi Isa Eminhaziri, në minutat 7-të dhe 53-të./Arbresh.info
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...