Google ADS

Xhaka: U shpërblyem për durimin ndaj West Hamit

17:20 | 6 Prill 2017
Arbresh Info

Granit Xhaka, i cili bëri 133 prekje të topit, finalizoi 120 pasime dhe bëri katër ndërhyrje më shumë se çdo lojtar tjetër, kishte arsyeje që të ishte i kënaqur me rolin e tij në fitoren ndaj West Hamit.

Arsenalit iu deshën më pak se një orë për të thyer heshtjen në ‘Emirates’, por mesfushori shqiptar ka lavdëruar bashkëlojtarët për durimin e shfaqur.

“Ne donim të shënonim gol sa më herët që ishte e mundur”, tha fillimisht Xhaka për faqen zyrtare të klubit, transmeton portali arbresh.info. “Ne e dinim se West Hami do të luante me shumë topa të gjatë”

“Në pjesën e dytë ne shfaqëm lojën tonë, shënuan golat dhe shfaqëm durimin. Mendoj se ajo ishte një ditë vendimtare”

“Durimi ishte shumë i rëndësishëm. Kundër një skuadre që luan thellë, që luan me shumë topa të gjatë, ju duhet të keni durim. Ne arritëm të për ta shfaqur atë dhe më pas shënuam tri gola të mira për të fituar ndeshjen”

“Mendoj se luajtëm një lojë të mirë. Ne krijuam shanse në pjesën e parë, ne fatkeqësisht nuk shënuam, por fitorja 3 me 0 është vërtetë e mirë”

“Kundër Manchester Cityt, ne luajmë një lojë shumë të mirë por nuk u shpërblyem. Ndërsa ndaj West Hamit me luajtëm vërtetë shumë mirë. Siguruam katër pikë nga dy ndeshje, të vazhdojmë kështu”, përfundoi Xhaka./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme