Google ADS

A janë tatuazhat të dëmshme për shëndetin?

16:47 | 6 Prill 2017
Arbresh.info

Rreth 50% e amerikanë kanë së paku një tatuazh në trupin e tyre.

Arti i tatuazheve po përhapet gjithnjë e më shumë.

Por, a janë tatuazhet të dëmshme për lëkurën?

Një studim i publikuar këtë vit në Michigan ka gjetur se tatuazht mund të ndërhyjnë në mënyrën se si lëkura juaj djersin.

Krahasuar me lëkurën që nuk ka tatuazhe, ato të cilat kanë, djersijnë rreth 50% më pak.

Gjithashtu, studimi thekson se natriumi në djersë është më i koncentruar kur lirohet nga lëkura e djersitur.

Megjithëse efekte konkrete anësore nga tatuazhet ende nuk dihen, marrë për bazë këtë studim të fundit, hulumtime të sakta rreth efekteve të tatuazheve janë të domosdoshme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme