Milani pas Karim Benzemas

16:27 | 6 Prill 2017
Arbresh Info

AC Milan ka shfaqur interesimin për të nënshkruar me sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzeman.

Francezi nuk ka qenë në formë të mirë këtë edicion dhe “Madrilenët” besohet se do të shesin atë në fund të sezonit derisa Alvaro Morata vazhdon të shkëlqej në ‘Santiago Bernabeu’, transmeton portali arbresh.info.

AC Milan ka në plan për të shfrytëzuar këtë mundësi për të nënshkruar me 29-vjeçarin në ‘Stadio San Siro’ pasi sulmuesi kolumbian Carlos Bacca duket se do të largohet nga klubi.

“Rossonerët” do të shpenzojnë shifra të mëdha të hollash gjatë merkatos së ardhshme verore dhe francezi pritet të jetë njëri nga prioritet kryesore të tyre.

Performancat e Karim Benzemas këtë sezon nuk kanë qenë aq të mira, megjithëse ai ka arritur të shënojë 9 gola brenda 23 paraqitjeve në La Liga./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme