Sipas raporteve të medieve italiane, sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema do të jetë objektivi numër një i Milanit këtë verë pas ndërrimit të pronësisë së tyre.
Gazeta italiane, ‘Tuttosport’, pohon se Rossonerët do të ‘hetojnë’ në Madrid në lidhje me të ardhmen e sulmuesit francez, me optimizëm se mund të jetë i hapur për një lëvizje.
Kjo për shkak të shfaqjeve të mira të spanjollit Alvaro Morata, i cili bëri një het- trik për ‘Los Blancos’ kundër Leganes të mërkurën mbrëma.
Drejtorët e Milanit, Marco Fassone dhe Massimo Mirabelli thuhet se janë duke e përgatitur një ofertë për Benzeman, i cili, pavarësisht se është 29 vjeç, do të duhet të shpenzohet një tarifë e madhe pasi kontrata e tij shkon deri në 2019.
Është përfolur se data e marrjes së klubit nga pronarët e rinj është vendosur në mes të 13-14 prillit nga pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, me klubin që shpreson se do të kthehet shpejt në elitën e futbollit Evropian.
Sulmuesi francez ka shënuar një total prej 178 gola në 354 paraqitje për Mbretërit që nga bashkimi me klubin nga Lyoni në verën e vitit 2009.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...