Google ADS

Rama citon ambasadoren gjermane Schütz: Opozita të kthehet në parlament

13:37 | 6 Prill 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar të enjten në rrjetin social Facebook, deklaratën e ambasadores gjermane në Tiranë, Susanne Schütz, e cila është shprehur, se zgjedhjet në Shqipëri duhet të jenë të lira dhe të ndershme dhe në përputhje me kushtetutën si dhe të zhvillohen në kohën e duhur.

“KUSH GENJEN (8)

Në emër të qeverisë gjermane ka folur dje ambasadorja Susanne Schütz:

“Këndvështrimi ynë është që zgjedhjet në Shqipëri duhet të jenë të lira dhe të ndershme dhe në përputhje me kushtetutën si dhe të zhvillohen në kohën e duhur. Dhe në këtë proces duhet të marrin pjesë partitë që dëshirojnë të jenë pjesë e procesit. Ne mendojmë se opozita duhet të kthehet në parlament që të japë kontributin e vet që të zbatohet Reforma në Drejtësi, për të cilën Gjermania ka dhënë një kontribut të qenësishëm”, shkruan Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme