“Messi është unik”

13:10 | 6 Prill 2017
Arbresh.info

Kapiteni i Barcelonës tregon se i gjithë ekipi është i impresionuar nga Lionel Messi.

Ylli argjentinas ishte edhe njëherë me radhë protagonist në fitoren e Barcelonës, që mbrëmë mundi Sevillan 3:0. Messi fillimisht asistoi në goli ne parë të Luis Suarez dhe më pas realizoi dy të tjerë për t’i siguruar Barçës një fitore të thjeshtë.

Andres Iniesta e ka përgëzuar bashkëlojtarin e tij për mënyrën sesi në çdo ndeshje është në gjendje t’i befasojë lojtarët e tjerë të skuadrës me paraqitjet mbresëlënëse.

“Messi është futbollist unik”, ka thënë Iniesta për beIN Sports.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë më një lojtar si ai. Gjëja më e jashtëzakonshme është se vitet po kalojnë, ndërsa ai vazhdon të na befasojë me mrekullitë e tij”.

“Klubi është me fat që ka një lojtar si ai”, ka përfunduar mesfushori spanjoll.

Messi prin në La Liga me 27 gola të realizuar këtë sezon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme