Google ADS

Aleksander Jabllanoviq zyrtarisht është kryetar i Listës Serbe

12:40 | 6 Prill 2017
M. A.

Ish-Ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksander Jabllanoviq, që u shkarkua nga ky post pasi fyeu nënat gjakovare është rikthyer në krye të Listës Serbe me letra.

Lajmi.net ka siguruar dokumentin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku Aleksander Jabllanoviq është tashmë zyrtarisht kryetar i Listës Serbe.

Dokumenti shkruan se Jabllanoviq është kryetar, personi kontaktues i partisë Sllobodan Petroviq, dhe zyrtarja për financa Mirjana Jevtiq.

Dokumenti është i datës 3 prill të vitit 2017.

Ndërsa një zyrtar brenda Qeverisë së Kosovës i ka thënë lajmi.net në kushte anonimiteti se Lista Serbe ka problem me ndërrimin e ministrave, pasi tash këtë gjë është duke e bërë shefi i ri i kësaj liste Aleksander Jabllanoviç.

Sipas këtij burimi ish shefi i Listës Serbe Slavko Simiq, dhe anëtarët e tjerë nuk janë duke u pajtuar me ndërrimin e ministrave, e këtë gjë e ka në dorë tashmë shefi i ri.

Ndërsa, mëngjesin e sotëm zyrtarët e kësaj liste kanë pasur një konflikt verbal në Kuvendin e Kosovës.

lista-serbe-vendimiiii

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme