Pritet ‘luftë’ e madhe në Drenicë

11:30 | 6 Prill 2017
Arbresh.info

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje interesante të javës së 24-të  Vala Superligës, raporton Arbresh.info.

Vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen Drenica – Trepça ’89.

Derisa Drenica e synon fitore për mbijetesë, ’89-shi synon pikë të plota për ta vazhduar ‘luftën’ për titull kampion.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet në Gjilan, ku Gjilani e sfidon Lirinë. Këto sfida fillojnë në ora 15:00. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme