Google ADS

Historianët e Deçanit kërkojnë lirimin e Haradinajt

11:00 | 6 Prill 2017
Arbresh.info

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga ana e organeve të drejtësisë në Francë që sot të lirojë ish Komandantin e UÇK-së dhe ish Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

“Ish kryeministri Haradinaj, është duke u mbajtur pa drejtësisht në mbajtje nga ana e organeve franceze, kur dihet se ai ka drejtuar njërën nga zonat me të rëndësishme gjatë luftës çlirimtare me 1998-1999 dhe pastërtia e tij në drejtimin e kësaj luftë është dëshmuar dy herë nga drejtësia ndërkombëtare në Hagë.

Haradinaj, është njëri nga liderët që me se shumti i ka dhënë Kosovës. Ai dhe familja e tij janë vet simboli i lirisë se Kosovës”, thuhet në një komunikatë nga Lidhja e Historianëve të Deçanit.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, po ashtu u bën thirrje të gjitha vendeve anëtare në INTERPOL që të mos respektojnë fletarrestet e lëshuara nga ana e Serbisë.

“Ne, e kemi theksuar me parë e ritheksojmë prape se është Serbia ajo që ka bere gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës dhe kjo me se miri dëshmohet me plagët e hapura që ka në shumë e shumë familje anë e kënd Kosovës, kur edhe sot e kësaj ditë ende vuhen pasojat e vrasjeve, dhunimeve dhe zhdukjeve e mira vetave”, thuhet në reagim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme