Gruaja që mendon se është sirenë

11:12 | 6 Prill 2017
Arbresh.info

Policia në Kaliforni janë lënë në mëdyshje pas gjetjes së një sirene të vetë-deklaruar duke u endur rrugës.

Oficerët janë thirrur për të ndihmuar në zbulimin e identitetit të një gruaja e cila ka thënë se ka emrin Joanna dhe është një sirenë, transmeton portali arbresh.info.

Kur u gjet në qytetin e Fresnos, mes Los Angjelos dhe San Franciskos, gati tërësisht e zhveshur me flokë të lagura, dhe tha ishte dalë nga uji i një liqeni në afërsi.

Pas inspektimit, policia zbuloi se gruaja kishte rrjete nëpër gishtërinjtë e të dyja këmbëve.

Zyrtarët e kanë përshkruar sjelljen e saj si të “çuditshme”, duke thënë se ishte e paqartë nëse dështimi i saj për të treguar identitetin e saj ishte rezultat i arsyeve mjekësore apo thjesht një vendim për të mos e bërë një gjë të tillë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme