Sot duke filluar nga ora 14 në Colmar të Francës do të mbahet seanca e paraparë për të shqyrtuar kërkesën e Serbisë për ekstradim në Serbi, të ish-Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj i cili tha për Klan Kosova se sot do të paraqitet vendimi i Prokurorisë dhe mbrojtja në versionin e saj por ka mundësi që të ketë edhe një seancë tjetër për vendimin përfundimtar.
”Sot seanca fillon në orën 14, paraqitet pretendimi i Prokurorisë dhe mbrojtja në versionin e saj”.
”Pas kësaj ka mundësi të caktohet dhe ndonjë seancë tjetër për vendimin përfundimtar e cila nuk besoj që do të zgjatë më shumë se ca ditë”, ka thënë Nitaj.
Nitaj po ashtu u shpreh optimist duke pohuar se më këtë seancë pret që Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj të përfundojë të gjitha procedurat rreth ndalimit të tij në Francë që iu bë në bazë të një urdhër-arresti serb.
”Ne presim që në çdo situatë Haradinaj të lirohet në shtëpi”.
Zëdhënësi i AAK-së Muharrem Nitaj tha po ashtu se kjo që po i ndodh Ramush Haradinajt është vetëm çështje procedurale të cilat po i pret të përfundohen e të kthehet në Kosovë.
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...