Kuvendi i Shqipërisë diskuton sot projektligje tjera të drejtësisë

10:16 | 6 Prill 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Shqipërisë pritet të diskutojë sot tri projektligje të tjera nga paketa prej 27 ligjesh, që mbështet riorganizimin e përgjithshëm që po i bëhet sistemit të drejtësisë në vend, në zbatim të reformës kushtetuese.

 

Seanca e sotme ka në rend dite diskutimin e shtesave dhe ndryshimeve në ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nënpunësve publikë”, ndryshimet në ligjin “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, si dhe ato në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

 

Ndryshe nga 7 ligjet e para një jave, miratimi i të cilave kërkonte votim me shumicë të cilësuar, 84 vota, projektligjet e mësipërme miratohen me shumicë të thjeshtë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme