Historike: Ja çka arriti ylli i Premierligës

08:20 | 6 Prill 2017
Arbresh.info

Philippe Coutinho ka hyrë në historinë e futbollit anglez, me golin e shënuar sot ndaj Bournemouth.

Sulmuesi brazilian i Liverpool ka shënuar në minutën e 40 golin e 29 në Ligën Premiere, duke u bërë braziliani që ka shënuar më shumë gola në këtë ligë.

Në fakt, po kaq gola ka shënuar edhe Juninho Paulista me Middlesbrough, por 24-vjeçarit i duhet vetëm një gol tashmë, për të kryesuar i vetëm këtë renditje.

Coutinho është transferuar të Liverpool në vitin 2013 nga Interi dhe që prej asaj periudhe është duke zhvilluar ndeshje mjaft të mira dhe ka demonstruar një rritje konstante.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme