Kur mendojnë për seksin e planifikuar shumicës u ngrihen flokët përpjetë, sepse janë të bindur që seksi spontan është seksi më i mirë. Mirëpo, nëse u përmbaheni këtyre këshillave do të ndryshoni mendimin.
Nëse dëshironi orgazëm të mrekullueshëm
Orgazmën më të mirë femra do ta përjetojë një ditë para se t’i vijnë menstruacionet.
Nëse dëshironi që seksi të zgjasë më shumë
Koha më e mirë për këtë kënaqësi është midis Vitit të Ri dhe Kërshëndellave, përkatësisht Kërshëndellave dhe Vitit të Ri, kur për shkak të festave çiftet zakonisht nuk kanë angazhime të tjera.
Kur çifti nuk është nën presionin e punës dhe ka më shumë kohë për t’iu përkushtuar njëri-tjetrit, është e lehtë t’i përkushtohen seksit dhe të ndihen rehat pa pasur nevojë të mendojnë për gjëra të tjera.
Nëse dëshironi t’i bëni surprizë partnerit
Siç keni pasur mundësi të bindeni, meshkujt zgjohen në mëngjes me ereksion. Pra, në vend që të prisni mbrëmjen për të bërë seks, kurdiseni orën dhjetë minuta më herët dhe përkushtojuni partnerit tuaj.
Nëse jeni tepër të ngarkuar me obligime
Përkushtojuni seksit gjatë vikendit, kur nuk keni edhe aq shumë obligime dhe kur nuk jeni të lodhur. Së bashku merrni pushim nga java e ngarkuar, kënaquni dhe përkushtojuni njëri-tjetrit. Nëse keni fëmijë (jeni prindër), provoni t’ua lini në përkujdesje gjyshes dhe gjyshit.
Nëse dëshironi të ndërprisni rutinën
Sa më gjatë që jeni me partnerin/partneren, është gjithnjë e më vështirë të jeni kreativë në shtrat. Poza misionare çdo të shtunë shumë shpejt mund t’ju bëhet e mërzitshme. Për ta prishur monotoninë në dhomën e gjumit, praktikoni seks të papritur mu në mesnatë.
Kurdiseni orën në orën tre të mëngjesit dhe befasojeni partnerin. Me siguri nuk do t’i pengojë prishja e gjumit.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...