Google ADS

U akuzua pse nuk kritikoi babain e saj në lidhje me emigrantët, përgjigjet Ivanka Trump

01:31 | 6 Prill 2017
Trina Galanxhi

Vajza e Parë e Amerikës, IvankaTrump, ka reaguar të mërkurën ndaj kritikave se ajo është “bashkëfajtore” sepse nuk ka kundërshtuar babanë e saj, Presidentin Donald Trump, mbi ndalimin e emigrantëve apo murin kufitar.

“Unë nuk i kam denoncuar publikisht këto akuza por kjo nuk do të thotë që do të hesht”, tha Ivanka Trump në një intervistë me “CBS”, pas marrjes së postit zyrtar si këshilltare e Presidentit.

“Nëse të jesh bashkëfajtore… do të thotë të duash të jesh një forcë për mirë dhe për të bërë një ndikim pozitiv, atëherë po… unë jam bashkëfajtore”, tha Ivanka Trump.

“Unë nuk e di nëse kritikët që po thonë këtë për mua, do të bënin ndonjë ndryshe nga unë nëse do ta gjenin veten në këtë situatë ku ndodhem”, shtoi vajza e Presidentit.

“Kështu që unë shpresoj për të kem një ndikim pozitiv. Nuk e di se çfarë do të thotë të jesh bashkëfajtore por e dini… shpresoj se koha do të provojë se kam bërë një punë të mirë dhe më e rëndësishmja, që administrata e babait tim do të jetë një sukses… unë e di se do të jetë”, u shpreh vajza e Trump.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme