Google ADS

Keni dhimbje në testikuj? Shkoni tek mjeku menjëherë

00:53 | 6 Prill 2017
Trina Galanxhi

Tek meshkujt më të ri në moshë shpesh mund të paraqiten dhimbje të njërës anë apo të të gjitha anëve në testikuj.

Dhimbjet mund të jenë afatshkurta, të shpeshta dhe shpesh refleksive. Mjekët thonë se dhimbjet mund të jenë pasojë e rërës apo gurëve në kanalet urinare, pastaj si pasojë e inflamacionit të hernies inguinale.

Mirëpo, nëse mashkulli ndjen dhimbje të përditshme dhe të vazhdueshme në njërin testikul, mjekët sugjerojnë që urgjentisht të kryhet kontrolli me ultrazë, me të cilin do të vërtetohet nëse bëhet fjalë për tumor.

Tumori i testikujve shpesh paraqitet tek meshkujt e moshës mes 15 dhe 35 vjeçe, zakonisht është malinj dhe për këtë arsye zbulimi i hershëm është kyç kur bëhet fjalë për shërimin.

Urologët posaçërisht paralajmërojnë që nëse mashkulli në zonën e testikujve ndjen dhimbje të madhe, që është e befasishme, paraqitet pas ndonjë mundi fizik apo sporti dhe është i njëanshëm, në këtë rast mund të bëhet fjalë për përdredhje të testikujve.

Problemin mund ta zgjidhë urologu, nëse pacienti paraqitet menjëherë, mirëpo, nëse pacienti paraqitet disa orë pasi e ka ndjerë dhimbjen, nevojitet intervenimi kirurgjik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme