Sipas një studimi të ri, zbulohet se përditësimet e statuseve që postojnë njerëzit në Facebook, mund të zbulojë një sërë tiparesh të personalitetit, duke përfshirë edhe në qoftë se dikush ka tendenca prikopatike.
Hulumtuesit nga Universiteti i Lundit në Suedi kanë gjetur se statuset që tregojnë psikopatinë, kanë të bëjnë me prostitutat, pornografët dhe kasapët.
Sipas studimit, njerëzit me tipare psikopatike janë të përqendruar fuqishëm në dëshirat e tyre dhe kanë një mungesë ndjeshmërie për të tjerët.
Këta njerëz shpesh thyejnë normat dhe rregullat dhe kanë një prirje më të lartë për të kryer krime.
Ndërsa, narcistët mund të theksojnë karakteristikat e tyre të mira, për shembull, duke vënë në dukje që të tjerët nuk e kuptojnë se çfarë është lumturia e vërtetë. Njerëzit me tipare narciste lëvdohen vetë dhe kanë një besim të tepruar në aftësitë e tyre.
Tiparet e personalitetit neurotik mund të dallohen edhe se sa miq kanë në Facebook dhe sa shpesh i përditësojnë statuset.
Njerëzit me tipare dinak e të pabesë, ndërkohë, janë cinikë, emocionalisht të largët dhe të paprekur nga morali. Gënjejnë dhe manipulojnë njerëzit në mjedisin e tyre për të fituar avantazhe.
Hulumtimi është bazuar në testet e personalitetit dhe analizon përmbajtjen në përditësimet e statuseve në Facebook për pak më shumë se 300 amerikanë dhe është i pari i këtij lloji.
“Facebook ka revolucionarizuar mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë në internet dhe kjo ofron një mundësi unike për kërkime psikologjike”,- tha Danilo Garcia, studiues në qendrën kërkimore, ‘Qendra për Etikë, Ligj dhe Shëndeti Mendor’ në Suedi. /Telegrafi/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...