Vlorë, 40-vjeçarit i merr flakë makina sapo e parkoi

23:34 | 5 Prill 2017
Trina Galanxhi

Një automjet ka marrë flakë sapo pronari i tij e kishte parkuar në qytetin e Vlorës.

Makina e tipit “Opel” në pronësi të shtetasit B.K, 40 vjeçar është ndezur nga flakët pak minuta pasi ai e kishte parkuar në afërsi të banesës.

Fatmirësisht nuk pronari i automjetit nuk ka patur dëmtime. Pavarësisht tentativave të 40 vjeçarit, ai nuk ka mundur të fikë zjarrin dhe kësisoj i është dashur të thërrasë zjarrëfikësit të cilët kanë shuar flakët, shkruan express.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme