Google ADS

7 perfitimet që vijnë nga brokoli

23:40 | 5 Prill 2017
Arbresh.info

Brokoli është ndër ushqimet kryesore që i ndihmon organizmit tuaj. Përveç që është shumë i shijshëm brokoli është shumë i pasur me dhjetëra vlera ushqyese.

Më poshtë janë disa nga përfitimet e brokolit:

1. Parandalon kancerin

Brokoli ndihmon në luftimin e sëmundjes së kancerit, për shkak të benefiteve që i ka të cilat gjenden edhe në perime të tjera si në lulelakër.

2. Redukton kolesterolin

Ashtu si shumica e ushqimeve tjera të shëndetshme, brokoli është shumë i pasur me fibra të tretshme që i ndihmojnë shumë funksionimit të organizmit.

3. Redukton reaksionin alergjik dhe inflamacionit

Hulumtimet kanë treguar se sasitë e konsiderueshme të omega 3 të cilat gjenden tek këto perime kanë veti anti-inflamatore.

4. Është antioksidant i fuqishëm

Brokoli është burim i përqëndruar i vitaminës C, gjithashtu ka të pranishëm edhe shumë antioksidant të tjerë që ndihmojnë në mbrojtjen e organizimit.

5. Mbron eshtrat

Brokoli përmban kalcium në sasi më të lartë të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të eshtrave dhe parandalimin e osteoporozës.

6. Ndihmojnë zemrën

Përbërësit që gjenden tek brokoli ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të enëve të gjakut dhe rreziqeve të tjera të cilat ndikojnë negativisht në fuksionimin e punës së zemrës.

7. Brokoli ndihmon tretjen

8. Përbërësit që gjenden te brokoli ndihmojnë tretjen, parandalojnë kapsllëkun, ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe parandalojnë ataket e urisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme