Pavarësisht mungesës së Cristiano Ronaldos, “Madrilenët” me sukses kanë arritur të mbrojnë kreun në La Liga në udhëtimin te Leganes mbrëmjen e së mërkurës.
Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2 me e 4 në ndeshjen e xhiros së 30 në La Liga të zhvilluar si mysafirë në stadiumin ‘Estadio Municipal de Butarque’, shkruan portali arbresh.info.
James Rodriguez (15′), Alvaro Morata (18′) (23′) dhe Martin Mantovani me autogol (48′) shënuan për skuadrën e trajnerit Zinedine Zidane. Nga ana tjetër, Leganes shënuan dy gola të shpejtë përmes Lucianos (34′) dhe Gabriel Appelt (32′).
‘Los Blancos’ kanë 71 pikë në krye të La Ligas, dy pikë më shumë se rivali i përbetuar – Barcelona./arbresh.info
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel