Kurt Cobain njihet ende si një nga fytyrat ikonike të viteve të 90-ta dhe një nga muzikantët më të rëndësishëm që ka jetuar ndonjëherë.
Në 23 vjetorin e vdekjes së tij nuk mund të mos pyesim se çka ka ndikuar që ai të mbahet mend kësisoj?
1. Kurt kishte mbrojtur të drejtat e homoseksualëve edhe pse vetë nuk ishte i tillë. Ai shpeshherë kishte veshur fustane, vetëm që t’i shpreh qëndrimet e tij në këtë aspekt.
2. Nuk i interesonte opinioni i të tjerëve. Ai ka mundur të bëhej personi më ‘cool’ i atyre viteve por nuk ka qenë i interesuar për këtë. “Nëse dëshiron të jesh ‘cool’ atëherë je budalla” pati thënë ai.
3. Muzika e tij ka inspiruar shumë gjenerata. Kurt Cobain ka ndërruar drejtimin e muzikës së asaj kohe. Ka pak njerëz që kanë pasur ndikim në ndonjë formë arti, siç ka pasur Kurt në muzikë.
4. Performancat e tij ishin legjendare. Kushdo që ka pasur fatin që njëherë në jetë të jetë dëshmitar i performancave të Cobain, duhet ta ndjejë veten si personin më me fat në botë. Ai madje ka performuar edhe teksa ka qenë i sëmurë, ulur në një karrige me dy rrota.
5. Fjalët e tij inspirojnë mijëra edhe sot. Cobain ka lënë prapa vetes thënie që edhe sot inspirojnë shumë kë. Ai konsiderohet si një idol nga njerëzit në mbarë botën.
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...