Arsenali i është rikthyer fitoreve në Premierë Ligë në ndeshjen e xhiros së 31 ndaj West Hamit.
Skuadra e trajnerit nën presion Arsene Wenger shënoi fitore me rezultat 3 me 0 pas golave nga Mesut Ozil (58′), Theo Walcott (68′) dhe Oliver Giruoud (84′), shkruan portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Gjermanisë, Mesut Ozil është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Autori i golit të epërsisë është vlerësuar me notën 9.2.
Lexo më shumë: Arsenali i rikthehet fitoreve në Premierë Ligë (VIDEO)
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është portieri i skuadrës së Slaven Bilic, Randolph (5.4).
Yjet shqiptar, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka kanë shfaqur një paraqitje të mirë në ndeshjen e zhvilluar në ‘Emirates’. Mustafi është vlerësuar me notën 7.5, ndërsa Xhaka me notën 8.2./arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën