Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se ende nuk është vendosur për koalicionet në rast të zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa thotë se “për PDK-në është një vijë e kuqe”.
“PDK duhet të shkojë në opozitë në mënyrë që vendi të pastrohet nga kjo kapje e shtetit, nga kjo kontroll që po i bëhet të gjitha institucioneve. Është vijë e kuqe për PDK-në”,tha Kadaj-Bujupi në emisionin Zona B në Klan Kosova, duke theksuar që në Mitrovicë Vetëvendosje ka koalicion të mirë me AKR-në, raporton Klan Kosova.
“Në Mitrovicë kemi një koalicion me AKR-në, por për koalicione vendoset në Këshillin e Përgjithshëm. Me çfarëdo marrëveshje, nisma e kësaj marrëveshje duhet të jetë harmonizimi i programeve në mënyrë që të flasim më tutje për bashkëpunim”.
“Besoj se subjekte me profile të ndryshme kanë lidhur koalicione në interes të vendit duke harmonizuar programet”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...