Policia kufitare në pikën e kalimit të Qafë Thanës ka sekuestruar pasditen e kësaj të enjteje një sasi lënde narkotike të llojit kanabis, si dhe ka arrestuar një shtetase bullgare që po kryente transportin e saj.
Sipas një njoftimi për shtyp nga drejtoria lokale e policisë, në pranga ka rënë Maria Piskova, 28 vjeç, e lindur në Bullgari.
Lënda narkotike që ajo po transportonte ishte e ndarë në 21 pako, që ishin fshehur tek pjesa përpara parakolpit të makinës që ajo drejtonte, një “Benz” me targë “BL 987 TS”.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të automjetit Piskova ka shfaqur shenja tensioni, gjë që ka detyruar agjentët të bënin dy kontrolle të saj. Gjatë kontrollit të dytë u gjet edhe droga.
Peshimi i lëndës narkotike do të kryhet në Drejtorinë e Policisë së Korçës, ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...