Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dënuar sulmin kimik që dyshohet të jetë kryer nga regjimi sirian.
Ai e ka quajtur sulmin ‘fyerje për njerëzimin’ dhe paralajmëroi se një gjë e tillë nuk do të tolerohet, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur së bashku me mbretin e Jordanisë Abdullah në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Trump nuk ka dhënë detaje se si do të përgjigjen Shtetet e Bashkuara në lidhje me sulmin kimik në Siri.
Megjithatë, Trump edhe njëherë ka fajësuar ish-presidentin Barack Obama për dështimin e ndërmarrjes së veprimeve ushtarake në vitin 2013, pasi edhe në atë vit Bashar al-Assad kishte kaluar ‘vijën e kuqe’ duke përdorur armë kimike.
“Sipas mendimit tim, ai (Assad) ka kaluar shumë vija të kuqe”, ka thënë Trump.
“Kur vriten fëmijë të pafajshëm, foshnja të pafajshme dhe bebe të vogla, atëherë shumë vija të kuqe janë kaluar”, ka theksuar Trump./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...