Presidenti Hashim Thaçi përgjatë kohës sa qëndroi sot në Rezallë, për të përkujtuar dëshmorët e lirisë dhe të kaluarën është deklaruar edhe për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.
Me këtë rast Thaçi është shprehur i bindur se përpos anëtarësimit në organizata të tjera ndërkombëtarë, shpejtë do të bëhet edhe Ushtria.
“Tani, shtetin po e forcojmë, kemi njohje të reja, do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera ndërkombëtare, do ta kemi shumë shpejtë në të ardhmen e afërt edhe Ushtrinë e Kosovës, do ta kemi edhe pjesë të NATO-s, do ta ruajmë edhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por e theksoj gjithçka që i vjen mirë Kosovës, buron nga sakrifica e martirëve të lirisë, dëshmorëve të kombit, luftës që kemi zhvilluar”, ka thënë presidenti Thaçi.
Gjithashtu Thaçi ka shtuar se falë sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , fëmijët sot gëzojnë lirinë në vend.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...