Sonte në Prishtinë zhvillohet super-sfida e basketbollit kosovar

16:01 | 5 Prill 2017
Arbresh.info

Super-ndeshje na pret sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, raporton Arbresh.info.

Sigal Prishtina e pret në ndeshjen derbi të basketbollit kosovar, skuadrën e Pejës, në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ky takim do të zhvillohet nga ora 19:00.

Kujtojmë se Prishtina në duelet me Pejën në këtë edicion, në kampionat dhe Kupë, ka arritur dy fitore kurse Peja ka fituar një takim. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme