‘Lufta’ për titull dhe mbijetesë, këto janë vlerësimet e Afrim Jasharit

15:48 | 5 Prill 2017
Arbresh.info

Vala Superliga e Kosovës në futboll në këtë edicion na ka dhuruar shumë emocione për faktin se ky është kampionati i parë që pas pranimit të futbollit tonë në arenën ndërkombëtare, raporton Arbresh.info.

Skuadra si Trepça ’89, Feronikeli, Prishtina, Llapi dhe Besa e synuan titullin kampion.

Kur kanë kaluar 23-xhiro në rangun elitë, Trepça ’89 i prinë tabelës me 57 pikë, Feronikeli ndodhet e dyta me 48 pikë derisa Prishtina ndodhet e treta me 45 pikë, dy më pak se Llapi që ndodhet e katërta.

‘Timonieri’ kosovar Afrim Jashari vlerëson se ky kampionat ka qenë shumë interesant. “Sigurisht se kam pritur që Trepça ’89 do ta ndjekë titullin deri në fund. Normalisht që Prishtina është befasi, ani pse ka shumë pikë në lojë.  Mendoj se Feronikeli pas humbjes së fundit me Drenicën e ka shumë të vëshirë që ta ndjekë titullin. Mund të them se edhe Besa ka qenë kandidate shumë serioze”, ka deklaruar Afrim Jashari për Arbresh.info.

Tutje, Jashari e komentoi edhe ‘luftën’ për mbijetesë. Hajvalia tashmë është dorëzuar me vetëm shtatë pikë kurse kampionatin po e luan vetëm sa për ‘sy e faqe’ derisa Trepça, Drita, Ferizaj, Liria dhe Drenica, do të tentojnë deri në fund që ta sigurojnë një ‘biletë’ për rangun elitë. “Ka ende lojë dhe gjithçka mund të ndodhë. Një hap të madh e ka bërë ekipi im Drenica që shpresojë se do të mbijetojë. Që nga Gjilani e poshtë, vërtet do të jetë ‘luftë’ e madhe. Dihet që Hajvalia është dorëzuar që moti”, përfundoi Afrim Jashari.

Afrim Jashari njihet si punëtor i jashtëzakonshëm. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme