Google ADS

Prej 1 janar 2018, asnjë veturë me e vjetër se 10 vjet nuk do të hyjë në Kosovë

15:30 | 5 Prill 2017
Arbresh.info

 Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i ka dhënë dritën jeshile projektligjit për automjete me disa rekomandime, përcjellë arbresh.info

Sipas projektligjit, njëra ndër këto rekomandime  është që importimi i veturave që janë më të vjetra se dhjetë vjet të mos hyjnë në Kosovë prej një janarit të vitit 2018.

Ndërsa propozimi ka marrë unanimisht votat e të gjithë anëtarëve prezent dhe është përcjellë për në Kuvend.

Kryetari i këtij komisioni Muhamet Mustafa, tha se ky vendim do të ketë ndikim pozitiv në mjedis.

“Ai vendim me të cilin ne e kemi kufizuar, përkatësisht kemi ndaluar importin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet, propozimi i Komisionit është ky: Ky Ligj hyn në fuqi prej 1 janarit 2018 për arsye se këto mjete janë duke e rritur numrin e aksidenteve, ka thënë Mustafa.

Sipas tij,  Dogana, akciza dhe TVSh-ja nga automjetet e përdorura është shumë e rëndësishme për buxhetin e Kosovës.

“Vendimi që ndalon importin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet do të ketë efekte pozitive në mjedis sepse ky ka qenë motivi ynë, mirëpo edhe do të reduktojë të hyrat buxhetore”, tha Mustafa.

Gjatë vitit 2015, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim në të cilën nuk lejohej importim të veturave më të vjetra se 13 vjet.

Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, në Kosovë janë mbi 300 mijë vetura të regjistruara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme