Aprovohet propozim-vendimi për emërimin e bordit drejtues të AUV-it

14:32 | 5 Prill 2017
M. A.

Qeveria e Kosovës aprovoi të mërkurën propozim-vendimin për emërimin e bordit drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Anëtarë të bordit janë emëruar Shqipe Dema, Isuf Sakiqi, Parim Bajrami, Tahire Maloku, Selvete Krasniqi, Selatin Kaqaniku dhe Valdet Gjinovci. Mandati i të emëruarve zgjat tri vjet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme