Ministri i Punës në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, me rastin e paralajmërimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se Kosova do të padisë Serbinë për gjenocid, ka thënë se kjo është një përpjekje për të shqetësuar serbët dhe Serbinë.
Vulin ka thënë se serbët duhet të qëndrojnë të qetë në mënyrë që të mos bëhen një pre e lehtë.
“Në Prishtinë, për fat të keq, performanca e politikanëve vlerësohet në bazë të asaj se sa janë në gjendje për të shprehur urrejtje për serbët dhe Serbinë. Kjo është politika. Së pari, në Kosovë dhe Metohi nuk kishte gjenocid, sepse po të kishte nuk do të themelohej gjykata ndërkombëtare për UÇK-në por një tjetër. Thaçi në këtë mënyrë është duke u përpjekur që ta diskreditojë këtë gjykatë”, ka thënë Vulin në Beograd, raporton Tanjug.
Ai shtoi se Thaçi do të duhet të dijë se “vetëm shtetet, e jo territoret, mund të padisin gjithkend dhe për gjithçka”.
“Kosova dhe Metohia është një territor nën administrimin e përkohshëm të OKB-së në përputhje me Rezolutën 1244, nuk është anëtare e OKB-së, as nuk do të jetë”, ka thënë ai.
Siç tha ai, “kjo është përpjekje për shqetësimin e serbëve, sepse në të njëjtën kohë kanë njoftuar padi edhe Izetbegoviq, Qeveria e Maqedonisë do të formohet në qoftë se paditë Serbinë, ndërsa Thaçi do të donte që të na padisë për gjenocid”.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...