Kujdesi Parësor Shëndetësor është baza e një sistemi shëndetësor të qëndrueshëm, andaj Ministria e Shëndetësisë ka përkrahur dhe do të vazhdojë të përkrahë zhvillimin e konceptit të mjekësisë familjare si alternative më e mirë për zhvillimin e sistemit.
Kështu tha të mërkurën ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani në takimin e organizuar me rastin e fillimit të kohortit të ri në Specializimin e Mjekësisë Familjare për gjeneratën e radhës të mjekeve në Kosovë, që u mbajt në Qendrën për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Ministri Rrahmani u dëshiroi suksese gjeneratës së re të specializantëve të Mjekësisë Familjare, duke vlerësuar se ata do të jenë vazhdimësi e gjeneratave të suksesshme që kanë krijuar baza të qëndrueshme të konceptit të Mjekësisë Familjare në Kosovë.
Ndërsa, dekani i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, Suzana Manxhuka-Kërliu tha se Kujdesi Parësor Shëndetësor po e merr gradualisht rolin e saj të rëndësishëm brenda sistemit shëndetësor, ndërsa Fakulteti i Mjekësisë është i interesuar për integrimin e platformave të reja për ngritjen e edukimit shëndetësor, me qëllim të ngritjes së cilësisë edhe në kujdesin profesional shëndetësor.
Në këtë aspekt, ajo përmendi lansimin e E-laboratorit në Fakultetin e Mjekësisë që mund t’u shërbejë edhe specialistëve të mjekësisë familjare që të jenë në vijë me inovacionet e reja në mjekësinë globale.
Programi i Specializimit të Mjekësisë Familjare në Kosovë është program i akredituar ndërkombëtarisht nga Kolegji Mbretëro i Mjekëve të Përgjithshëm i Britanisë së Madhe (RCGP)./Arbresh.info/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...