Tusk: Regjimi i Asadit, fajtor për masakrën në Siri

13:32 | 5 Prill 2017
Arbresh.info

Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk deklaroi të mërkurën se regjimi i presidentit sirian Bashar al Asad është fajtori kryesor për sulmet e fundit kimike.

“Regjimi sirian ka përgjegjësi primare për këtë mizori, por ata që përkrahin këtë regjim ndajnë përgjegjësi moral dhe politike”, tha Tusk në Bruksel, transmeton AFP./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme