Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka vizituar ekipin e filmit “Fusha e Mëllenjave”, vetëm një ditë para se ky ekip të udhëtojë për në Londër ku do t’i vazhdojnë xhirimet e filmit.
Ministri Hoxhaj ka vlerësuar lart punën e ekipit të filmit “Fusha e Mëllenjave”, ndërsa u ka garantuar mbështetje në rrugën e tyre drejt sukseseve ndërkombëtare me këtë projekt.
“Projekte si ky film i regjisores Arzana Kraja dhe producentëve Harvey Ascott dhe Besnik Krapi kanë potencial të madh për të shënuar suksese në skenën vendore dhe ndërkombëtare. Ne jemi takuar edhe më herët dhe kemi mbajtur kontaktet me ekipin e filmit, dhe unë u kam garantuar për mbështetje të këtij projekti nga unë si ministër i Jashtëm dhe nga MPJ”, ka thënë Hoxhaj.
Ministria e Punëve të Jashtme ka financuar udhëtimin e 19 personave të ekipit dhe akomodimin e tyre në Londër për tri javë.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën