Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur mbi 20 studentë shqiptarë nga universitete të ndryshme të Maqedonisë.
Duke folur për afrimin e të rinjve shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, presidenti Thaçi tha se tashmë gjithçka ndërlidhet me angazhimin, punën dhe projektet e përbashkëta studentore, sepse mundësitë ekzistojnë.
“Sot ekziston lëvizja e lirë. Ekzistojnë bashkëpunimet ndëruniversitare. Studentët bëjnë transfere dhe ndjekin studimet në Prishtinë, Tetovë e Shkup, në përputhje me përvojat evropiane. Edhe autostrada “Arbën Xhaferi”, e cila afron edhe më shumë shqiptarët, po shkon drejt finalizimit. Projektet e përbashkëta studentore e forcojnë rolin e të rinjve”, ka thënë presidenti Thaçi.
“Ju jeni e ardhmja dhe ne i mbështesim projektet e juaja!”, ka shtuar ai.
Ndërsa, përfaqësuesi i studentëve shqiptarë nga Maqedonia, Arton Rama, duke treguar për angazhimin e tyre në projekte të ndryshme sociale, politike dhe kulturore, theksoi se fokusi i tyre është në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve në Maqedoni dhe Kosovë.
“Si të rinj e vlerësojmë shumë kontributin dhe përpjekjet tuaja për unifikimin e shqiptarëve në Maqedoni. Shumica prej nesh jemi pjesë e organizatave dhe instituteve të ndryshme. Jemi studentë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, nga ai i Evropës Juglindore, pastaj kemi studentë edhe nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik i Shkupit, si dhe nga Universiteti Shën Kirili dhe Metodi. Ne jemi në Kosovë, sepse e duam Kosovën. Duam ta rrisim bashkëpunimin mes studentëve ku vijojnë studimet të rinjtë shqiptarë”, ka thënë përfaqësuesi i studentëve nga Maqedonia.
Studentët u interesuan edhe për procese të rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova, Maqedonia dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Me presidentin Thaçi, ata diskutuan edhe për mundësitë ekonomike që do i hapë autostrada “Arbën Xhaferi” kur të lëshohet në qarkullim.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën