Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Mustafa, pas ndarjes nga jeta të veprimtarit, Ilir Mustafa.
Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:
E nderuara Familje Mustafa,
Me pikëllim dhe dhimbje mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar, Ilir Mustafa. Iliri ishte një personalitet dhe aktivist i palodhshëm i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, duke dhënë kontribut të shumanshëm me aktivitetet e tij në Kosovë, por në veçanti pas migrimit të detyruar në Francë.
Me punën dhe veprimtarinë e tij në shërbim të Atdheut në periudhën e sensibilizimit të opinionit botëror për kauzën e drejtë të Kosovës, Ilir Mustafa konsiderohej me të drejtë si një prej përfaqësuesve më të denjë të Kosovës në Francë. Iliri ka dhënë kontribut të madh edhe për Gjilanin përmes aktiviteteve tjera, duke përfshirë angazhimin në kuadër të Asociacionit “Kosova- Ansambël”. E nderuara Familje Mustafa, Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen