Britania përjashton ndërhyrjen ushtarake në Siri

11:09 | 5 Prill 2017
Arbresh.info

Downing Street kanë përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes ushtarake kundër regjimit sirianë përkundër sulmit të tmerrshëm kimik në Idlib.

Zyrtarë të lartë që shoqëronin Theresa May në Lindjen e Mesme kanë thënë që “askush nuk flet për një përgjigje ushtarake ndaj diktatorit brutal Bashar al-Assad”, transmeton portali arbresh.info.

Në vend të kësaj Britania është duke tentuar të sigurojë një rezolutë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së ku dënohet sulmi.

“Ne duam të gjithë të dënojnë atë çfarë ndodhi dje”, tha një zyrtar.

Por Britania përballet me një luftë të vështirë për të siguruar ndonjë marrëveshje pasi aleati i ngushtë i Assadit, Rusia mban të drejtën e vetos mbi çdo veprim të Këshillit të Sigurimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme