Kompania ndërkombëtare për prodhimin e plumbit dhe zinkut “Esan” ka shpalosur sot idetë dhe planet investive për sektorin minerar në Kosovë.
Ministri i zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilec gjatë këtij prezantimi ka thënë se investimet në minierat e Kosovës janë shtylla e zhvillimit ekonomik, shkruan portali Arbresh.info.
“Të kemi investime në sektorin mineral që asocion me Trepçën si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik. Kompania që ka shfaqur interesim është kompania “Esan” që është sot këtu ku do të mbajmë një takim më shumë informal që të bëjmë një prezantim të këtij këshilli”, tha Stavileci.
Serpil Demirel, drejtoreshë në ESAN ka bërë prezantimin e planit duke treguar të arriturat që ka kompania “Esan” deri më tani.
“Esan filloi të bëhet kompani ndërkombëtare duke hapur degë në Itali, Turqi e disa vende tjera. Jemi eksploruesit me të mëdhenj të plumbit në Turqi. Ne eksportojmë në 42 shtete në Evropë. Ne duam të investojmë në miniera. Në total planifikojmë të investojmë në Kosovë rreth 45 milionë dollarë dhe do të punësojmë rreth 400 punonjës. Varësisht nga gjetjet në miniera do të rriten edhe investimet dhe do të punësohen shumë punëtorë”, tha ajo.
Drejtori i eksportimin dhe përgjegjës për Kosovën tha se nga ky investim do të bëjë rreth 3 milionë euro buxhet për eksplorim.
“Ne shohim potencial në Kosovë dhe kemi eksploruar që disa vite që tani të investojmë. Ne do të mund të bëjnë një buxhet prej 3 milion për eksplorim. Nëse eksplorimi do të përfundojë me sukses atëherë do të ulim investimin dhe do të rrisim riskun”, tha ai./ Arbresh.info
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist